Hyrje

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po shqyrton mundësinë e dhënies së një kredie për KESH-prodhuesin shtetëror të energjisë në Shqipëri- për të financuar ndërtimin e një impianti (parku) diellor fotovoltaik (FV) 50 MW dhe infrastrukturën elektrike të lidhur si dhe 5 km lidhjen e linjës ajrore 110 kV. (“Projekti”) në një nënstacion ekzistues në Kajan.

Projekti u kategorizua B në përputhje me Politikën Mjedisore dhe Sociale të BERZH 2019. Një studim i duhur mjedisor dhe social i projektit u ndërmor në Shtator 2023.

Përshkrimi i Projektit

Projekti gjendet 50 km në jug të Tiranës, brenda territorit të Bashkisë Belsh, në Qarkun e Elbasanit, në Shqipërinë qendrore.

Figure 1 – Vendndodhja e projektit

Projekti konsiston në ndërtimin dhe funksionimin e një impianti diellor (FV) me kapacitet 50 MW. Një studim parafizibiliteti është përgatitur nga KESH në vitin 2022. Impianti FV do të përfshijë:

  • Rreshta të paneleve diellore, të montuara në korniza fikse ose gjurmues, ose një përzierje e të dyjave: KESH do të zgjedhë atë alternativë me raportin më të mirë kosto-përfitim.
  • Rrugët/kalimet hyrëse brenda impiantit FV: kalimet kryesore do të shtrohen me gurë ose do të shtrohen me zhavorr, ndërsa sipërfaqet nën panele do të mbeten me tokë natyrale.
  • Invertera, për të transformuar energjinë elektrike nga DC në AC.
  • Një çelës dhe nënstacion transformues 20-110 kV – një sipërfaqe më pak se 1 hektar do të kërkohet brenda tokës bujqësore prej 18 ha që është planifikuar të merret nga KESH për këtë infrastrukturë.
  • Një linjë transmetimi (LT) mbitokësore 110kV prej 8-9 km në lidhje me nënstacionin ekzistues në Kajan. Kjo do të përfshijë një zgjerim të nënstacionit Kajan, pasi nuk ka hapësirë ​​për të shtuar një linjë në planimetrinë ekzistuese: do të ndërtohet një Bay i ri, në koordinim me OST (Operatori i Sistemit të Transmetimit) i cili tashmë ka miratuar parimin e një lidhjeje në Nënstacioni Kajan.
  • Një hapësirë parkimi, punishte dhe ambiente për personelin teknik dhe jo teknik gjatë funksionimit.
  • Një gardh përreth zonës FV, për të parandaluar hyrjet
  • Një vend magazinimi i përkohshëm dhe zona montimi/punishte, si dhe mundësisht mjedis akomodimi i punëtorëve për periudhën e ndërtimit.
  • Përmirësimi, dhe zgjerimi/riformësimi lokal i rrugës së aksesit që do të përzgjidhet.

Marrëveshjet e zbatimit dhe  kërkesat e aplikueshme Mjedisore dhe Sociale

Zhvilluesi i projektit është KESH, kompania kombëtare e energjisë.

Projekti do të ndërtohet nëpërmjet një kontrate Inxhinieri-Prokurim-Ndërtim (IPN) dhe do të operohet nga KESH.

Përgatitja e projektit pritet të zgjasë dy vjet nga Shtatori 2023. Ndërtimi i Projektit pritet të zgjasë rreth 12 muaj pas nënshkrimit të të gjitha marrëveshjeve të nevojshme dhe marrjes së lejeve/autorizimeve.

Ndikimet fizike dhe masat zbutëse

Rreziqet kryesore fizike dhe ndikimet e mundshme lidhen me fazën e ndërtimit dhe përfshijnë:

  • Rritja e trafikut të automjeteve shoqëruar me rreziqe aksidentale në rrugët hyrëse në zonën e ndërtimit të parkut FV;
  • Rritje lokale e zhurmës, çlirim i shkarkimeve, ndalim i herëpashershëm i kalimit gjatë ndërtimit;
  • Punimet tokësore dhe trafik përgjatë gjurmës së linjës së transmetimit (LT);
  • Modifikimi i përdorimit të tokës në mbi 50 ha, kryesisht për instalimin e paneleve FV.
Ndikimet në larminë biologjike dhe masat zbutëse

Baza e të dhënave: Vizita në zonën e projektit, shqyrtim i literaturës dhe i bazës së të dhënave ekzistuese biologjike u ndërmorr për të përcaktuar speciet biologjike të pranishme në zonën e Projektit. Gjithashtu, u vlerësua dhe afërsia e projektit me zona të mbrojtura ose të njohura ndërkombëtarisht: Zona e parkut FV dhe gjurma e LT janë jashtë dhe larg cdo zone të tillë.

Vëzhgimet mbi larminë biologjike përcaktuan një numër speciesh me interes konservimi në zonën e projektit dhe në afërsi të saj. Këtu përfshihen:

  • Breshka e tokës (Testudo hermanni), që është mjaft e përhapur në zonë;
  • Specie bimore me bulb (Colchicus, Crocus, Orphys dhe Orchidae);
  • Molusqe tokësorë me shpërndarjë të kufizuar (8 specie);
  • Shpendë, shumë prej të cilëve janë të lidhur me trupat ujorë rrethues

Masat zbutëse: Masat zbutëse të miratuara synojnë ruajtjen e specieve dhe habitateve me interes ruajtjeje në përputhje me Kërkesën e Performancës 6 të BERZH-it.

Pjesë të vogla pyjesh natyrale dhe gardhe pyjore brenda zonës së PV do të ruhen.

Për breshkat, objektivi i masave zbutëse të miratuara është të mos arrihet asnjë humbje neto e individëve dhe habitateve gjatë ndërtimit dhe funksionimit të parkut FV. Kjo do të përfshijë mbledhjen dhe zhvendosjen e ekzemplarëve nën kontrollin e drejtpërdrejtë të një herpetologu me përvojë, si dhe rivendosjen e vazhdimësisë ekologjike (pas ndërtimit, gardhi do të hapet në pjesë të caktuara).

Rivendosja është parashikuar për bimët, të cilat janë të gjitha bimë me bulb dhe kësisoj mund të mblidhen dhe të rivendosen lehtësisht para ndërtimit.

Për molusqet (kërminjtë), do të ndërmerret konsolidimi i informacionit shkencor nën kontrollin e një malakologu (ekspert i molusqeve) me përvojë, pasi mungesa e njohurive për ekologjinë dhe shpërndarjen e specieve të identifikuara duket të jetë boshllëku kryesor në këtë fushë.

Ndikimet sociale dhe masat zbutëse

Punësimi: Gjatë periudhës së pikut të ndërtimit do të punësohen deri në 100-150 punëtorë. Pas përfundimit të ndërtimit, faza e operimit do të kërkojë një numër shumë të kufizuar stafi.

Përftimi i tokës dhe zhvendosja: Projekti do të përvetësojë dhe përdorë tokë shtetërore për parkun FV dhe nënstacionin e tij. Blerja e pavullnetshme e tokës përmes një procedure shpronësimi do të kërkohet për linjën e transmetimit (rreth 30 kulla), zgjerimin e nënstacionit të Kajanit dhe zgjerimin e rrugëve lokle të aksesit. Një Kuadër e Zhvendosjes u përgatit dhe do të zgjerohet në një Plan Zhvendosjeje përpara se të përvetësohet toka, dhe më pas do të zbatohet në mënyrë që të sigurohet pajtueshmëria me legjislacionin kombëtar dhe me Kërkesën e Performancës 5 të BERZH-it.

Shqetësimet: Zhurma dhe trafiku janë shqetësimet kryesore që priten gjatë periudhës së ndërtimit. Ky do të jetë një problem vetëm përgjatë rrugëve të aksesit dhe linjës së transmetimit, pasi zona e FV është larg çdo shtëpie.

Argëtimi dhe turizmi: Vendi i Projektit dhe afërsia e tij nuk ofrojnë ndonjë interes të veçantë për aktivitetet argëtuese ose turistike. Brakonazhi ose gjuetia e paligjshme praktikohet në zonë, gjë që është një rrezik për t’u menaxhuar për punëtorët.

Shëndeti publik: Ndërtimi dhe funksionimi i projektit nuk do të prodhojë ndonjë rrezik shëndetësor për popullatën përreth.

Shëndeti dhe siguria e puntorëve: Para fillimit të çdo aktiviteti ndërtimor, kontraktori do të përgatisë Plane Specifike të Menaxhimit të Shëndetit, Sigurisë dhe Mjedisit.

Trashëgimia kulturore: Mjete guri paleolitike u gjetën në zonën e Projektit gjatë ekzaminimit mjedisor dhe social të porositur. Para ndërtimit, do të organizohet një kërkim arkeologjik.

Lexoni Planin e Angazhimit të palëve të interesit :

Plani i angazhimit të palëve të interesit

Kuadri i Zhvendosjes