Selanik- Forumi Energjetik i Europës Juglindore
Në Forumin Energjetik të Europës Juglindore, në Selanik të Greqisë. Padyshim kriza energjetike që ka prekur të gjithë botën e ka vendosur këtë sektor në qendër të vëmendjes. Kjo situatë tregoi edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe nevojën për ngritjen e kapaciteteve të reja gjeneruese. Shqipëria ka hedhur hapa të rëndësishëm në këto drejtime, duke u mbështetur gjithashtu në ndihmën e vyer të partnerëve tanë strategjik. Ambasadorja Kim, theksoi gjatë forumit, angazhimin e SHBA për të ndihmuar vendet e Europës Juglindore, në përballimin e krizës energjetike dhe planeve për zgjidhje afatgjata. Vetëm përmes bashkëpunimit, kursimit dhe mirë menaxhimit do ja dalim ta kapërcejmë edhe këtë situatë të vështirë, si dhe të hedhim themele të forta për të përballuar çdo sfidë në të ardhmen.