Workshop : Aplikimi i metodave të qëndrueshmërisë së Hidroenergjisë
IHA (International Hydropower Association), me mbështetjen financiare të Sekretariatit Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO) po zbaton një projekt i cili synon ngritjen e kapaciteteve dhe zbatimin e masave për zhvillimin e qëndrueshëm pranë HEC-eve në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor.
Në këtë kuadër këtë javë, u organizua një workshop me përfaqësues të IHA dhe specialistë të KESH sh.a i cili kishte si qëllim aplikimin e metodave të qëndrueshmërisë së Hidroenergjisë. Fokus i veçantë ju kushtua dhe studimit që kompania Bechtel po kryen për projektin Skavica.