Takim me Rektoren e Universitetit të Shkodrës znj. Suzana Golemi

Administratori i KESH, Z. Ergys Verdho, priti në një takim Rektoren e Universitetit të Shkodrës znj. Suzana Golemi, ku u angazhuan te vijojnë praktikën e mirë të bashkëpunimit midis dy institucioneve.

Lajmi i mirë është që në këtë vit akademik do të startojë Programi Profesional për Specialist të Lartë Elektrik në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Shkodrës. Korporata Elektroenergjetike nëpërmjet njësive prodhuese të energjisë në kaskadën e lumit Drin do të mbështesi këtë program në aspektin e praktikës profesionale.