Pastrimi i liqeneve në Kaskadën e lumit Drin
Në kulm të sezonit turistik, ndërsa vendi mirëpret flukse të shtuara turistesh, skuadrat e KESH vijojnë punën për pastrimin e liqeneve në Kaskadën e lumit Drin.
Kjo mirëmbajtje ka qënë prioritet i KESH sh.a vitet e fundit, kur këto liqene janë kthyer në atraksione për turistë vendas e të huaj.
Periodikisht, pas periudhës së prurjeve të lumenjve në këto liqene, stafi i KESH kryen pastrime periodike duke angazhuar burimet njerëzore dhe logjistike për të evaduar nga liqeni mbetjet urbane por dhe ato drusore.
Edhe këte vit, edhe pse situata duket disi më e përmirësuar në krahasim me vitet e tjerë, stafet e 3 Hidrocentraleve në administrimin e KESH kanë kryer pastrimin e liqenit të Komanit, aty ku është dhe problematika më e madhe dhe fluksi më i përqendruar i vizitorëve.
POR kjo nuk mjafton nëse nuk mbahet pastër gjithë territori që administrohet nga bashkitë SHKODËR, VAU I DEJËS, PUKË, FUSHË ARRËZ, KUKËS, TROPOJË ‼️, nuk mjafton as kjo nëse secili nga ne nuk është i përgjegjshëm dhe i kujdesshëm ndaj mjedisit!
Bashkë dhe secili prej nesh duhet të jetë rojtar i tokës, ujit dhe vendit ku jetojmë.