Shpallje vend i lirë pune
Në mbështetje të nenit 158, pika 3, gërma “a”, dhe “ë” të ligjit nr.9901, datë 14.04.2008 “P...
Në mbështetje të nenit 158, pika 3, gërma “a”, dhe “ë” të ligjit nr.9901, datë 14.04.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, (i ndryshuar); ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar); Politikën e Burimeve Njerëzore në KESH sh.a, Shoqëria KESH sh.a shpall konkursin për vend të lirë pune “Remontier” në Sektorin e Mirëmbajtjes, Reparti Mekanik, Njësia e Prodhimit HEC Koman
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme të pranimit në punë
Kualifikimi Minimal / Kompetencat
- Të ketë mbaruar arsimin e mesëm profesional, preferohet dega mekanike.
- Të ketë eksperiencë pune.
- Të përdor lirisht programet bazë në kompjuter
- Të ketë aftësi te mira komunikuese, pune në grup dhe koordinimi.
Përshkrimi i shkurtër i punës
Përgjigjet për gatishmërinë teknike dhe mirëmbajtjen e pajisjeve si më poshtë:
- Kryen me cilësi punimet e remontit që janë parashikuar sipas grafikut të miratuar dhe punimet e tjera të paparashikura.
- Merr pjesë dhe eleminon difektet dhe avarite në pajisjet, sipas natyrës dhe funksionit.
- Kryen shërbime dhe përdor pajisjet e trajtimit të vajit hidraulik.
- Merr pjesë në hartimin e akteve teknike të difekteve dhe avarive të ndodhura në pajisjet që kanë objekt të punës së tyre, duke përshkruar me saktësi mënyren e eliminimit, materialet e përdorura etj.
- Merr pjesë në përpilimin e proçes-verbaleve të remonteve të pajisjeve për të cilat përgjigjet.
- Merr pjesë në komisione të ndryshme sipas urdhërave të Drejtorisë.
- Shfrytëzojn, mirëmban dhe remonton makineritë metal-prerëse, në bazë të kushteve dhe normave teknike.
- Mirëmban dhe shfrytëzon pajisjet e saldimit me hark dhe oksigjen.
- Mirëmban dhe përdor pajisjet dhe instrumentat matëse dhe kontrolluese.
- Kryen kontrolle periodike në të gjitha pajisjet mekanike, hidraulike, impiantet e qarkullimit dhe injektimit të vajit, sistemet e ajrit, sistemet e ujit teknik, pajisjeve të Tuneleve të Shkarkimit, portat, vincat etj.
- Kryen kontrolle, pastrime dhe sistemime në çdo vend pune, pajisje apo impiant që është objekt i punës së tyre.
- Zbaton Rregulloret e Shfrytëzimit, Sigurimit Teknik dhe të MNZ, në të gjitha proçeset e punës ku merr pjesë.
- Zbaton me përpikmëri kërkesat teknike të inxhinierëve të remontit mekanik të përfshirë në grupet e punës dhe në Fletën e Punimeve.
Paraqitja e dokumentave
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 17.10.2024, në Departamentin e Burimeve Njerëzore këto dokumenta:
- Kërkesën për aplikim
- Curriculum Vitae
- Çertifikatë përbërje familjare
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara
- Çertifikata kualifikimi (në rast se ka)
- Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit
- Dëshmi e gjendjes gjyqësore dhe mjekësore