Shpallje vend i lirë pune
Në mbështetje të nenit 158, pika 3, gërma “a”, dhe “ë” të ligjit nr.9901, datë 14.04.2008 “P...
Në mbështetje të nenit 158, pika 3, gërma “a”, dhe “ë” të ligjit nr.9901, datë 14.04.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, (i ndryshuar); ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar); Politikën e Burimeve Njerëzore në KESH sh.a, Shoqëria KESH sh.a shpall konkursin për 2 (dy) vende të lira të punës ” Remontier Primar” në Repartin Elektrik, Sektori e Mirëmbajtjes, Njësia Prodhuese HEC-Fierzë.
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme të pranimit në punë
Kualifikimi Minimal / Kompetencat
- Arsim i Mesem i Pergjithshem ose Profesional( Preferohet Elektrike);
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe menaxhuese;
- Kualifikime të tjera (kanë përparësi).
Përshkrimi i shkurtër i punës
- Përgjigjet për gadishmërine teknike dhe mirëmbajtjen e pajisjeve si më poshte:
- Kryejne me cilesi dhe ne perputhje me rregulloret teknike, sherbime dhe mirembajne anen elektrike te pajisjeve si: gjeneratoret; transformatoret e fuqise; pajsjet e N/St 220/110/10 KV; kanale kabllosh; impjanti hidraulik ne vepren e marrjes; nevojat vetjake dhe pajisjet e tyre; motor – gjeneratoret e emergjences; ndricimi i brendshem dhe i jashtem; kompresoret e presionit te ulet dhe te larte; Pompat e drenazheve, thellesise dhe galerise se diges; Vincat ne Sallen e Makinave, Bjefin e poshtem dhe vepren e marrjes; pajisjet elektrike te veprave te shkarkimit; pajisjet e ekonomise se vajit dhe laboratori i vajit; radrizatoret dhe baterite 220V dhe 48V DC(125 VDC HEC Koman);
- Kryejne me cilesi punimet e remontit qe jane parashikuar sipas grafikut dhe punimet e tjera te paparashikura;
- Marrin pjese dhe eleminojne difektet dhe avarite e ndodhura ne pajisjet, sipas natyres dhe funksionit
- Kryejne sherbime dhe perdorin pajisjet e trajtimit te vajit elektrik;
- Marrin pjese ne hartimin e specifikimeve teknike per porositjen e pjeseve rezerve ose per porositjen e elementeve te demtuar;
- Marrin pjese ne hartimin e akteve teknike te difekteve dhe avarive te ndodhura ne pajisjet qe kane objekt te Niles se tyre, duke pershkruar me saktesi menyren e eliminimit, materialet e perdorura etj;
- Marrin pjese ne perpilimin e procesverbaleve te remonteve te pajisjeve per te cilat pergjigjen;
- Marrin pjese ne komisione te ndryshme sipas urdherave perkates te drejtorise;
- Shfrytezojne, mirembajne dhe remontojne pajisjet elektrike ne baze te kushteve dhe normave teknike
- Mirembajne dhe perdorin te gjitha pajisjet dhe instrumentet matese dhe kontrolluese;
- Kryejne kontrolle periodike ne te gjitha pajisjet elektrike;
- Kryejne kontrolle, pastrime dhe sistemime ne cdo vend pune, pajisje apo impiant qe kane objekt te punes se tyre;
- Zbatojne Rregulloret e Shfrytezimit, Sigurimit Teknik dhe te MNZ-se ne te gjitha proceset e punes ku ata marlin pjese;
- Bashkepunojne me pjesen tjeter te Repartit Elektrik sipas nevojave qe mund te paraqiten;;
- Zbatojne me perpikmeri kerkesat teknike te inxhiniereve te remontit elektrik te perfshire ne grupet e punes dhe ne Fleten e Punimeve;
- Marrin pjese nje here ne vit ne provimin per vendin e punes te organizuar nga drejtoria.
Paraqitja e dokumentave
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 25.11.2024, në Departamentin e Burimeve Njerëzore këto dokumenta:
- Kërkesën për aplikim
- Curriculum Vitae
- Çertifikatë përbërje familjare
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara
- Çertifikata kualifikimi (në rast se ka)
- Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit
- Dëshmi e gjendjes gjyqësore dhe mjekësore