Shpallje vend i lirë pune
Në mbështetje të nenit 158, pika 3, gërma “a”, dhe “ë” të ligjit nr.9901, datë 14.04.2008 “P...
Në mbështetje të nenit 158, pika 3, gërma “a”, dhe “ë” të ligjit nr.9901, datë 14.04.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, (i ndryshuar); ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar); Politikën e Burimeve Njerëzore në KESH sh.a, Shoqëria KESH sh.a shpall konkursin për vendin e lire të punës ” Remontier Sekondar” në Repartin Elektrik, Sektori e Mirëmbajtjes, Njësia Prodhuese HEC-Fierzë.
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme të pranimit në punë
Kualifikimi Minimal / Kompetencat
- Arsim i Mesem i Pergjithshem ose Profesional( Preferohet Elektrike);
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe menaxhuese;
- Kualifikime të tjera (kanë përparësi).
Përshkrimi i shkurtër i punës
- Përgjigjet për gadishmërine teknike dhe mirëmbajtjen e pajisjeve si më poshte:
- Sistemi i Mbrojtjes Rele të Agregateve dhe fiderave 10 kV
- Sistemi i Rregullimit Automatik të Turbines DTL;
- Sistemi i Rregullimit Automatik të eksitimit të gjeneratorit sinkron;
- Sistemi i Qarkullimit dhe Injektimit;
- Sistemi i kontroll – monitorimit (CMS);
- Sistemi i ushqimit operativ 48 VDC dhe 220 VDC ;
- Sistemi i matjes elektrike;
- Sistemi i komandimit të pompave të thellësisë, pompave të drenazheve, pompave të Galerisë së Digës, Impjantit Hidraulik në Veprën e Marrjes, kompresorëve të presionit të ulët dhe të lartë;
- Pajisjet komutuese të nevojave vetiake;
- Izolacioni i pajisjeve elektrike të centralit;
- Realizojnë kontrolle periodike për gjendjen teknike të pajisjeve dhe aparateve dhe analizojnë ecurinë e funksionimit të tyre duke u bazuar në kontrollet e kryera dhe të dhënat e regjistruara nga Sistemi i kontroll monitorimit.
- Kryen me cilësi punimet e remontit që janë parashikuar sipas grafikut dhe punimet e tjera të paparashikura.
- Kryen të gjitha matjet dhe testet e pajisjeve gjatë remonteve në përputhje me kërkesat e rregulloreve, instruksioneve dhe standardeve teknike.
- Eleminojnë difektet dhe avaritë qe mund të ndodhin në pajisjet për të cilat përgjigjen.
- Në bashkëpunim me inxhinierët sekondar montojnë dhe instalojnë pajisje dhe përpunojnë ose përshtatin skema elektrike të pajisjeve të ndryshme që kanë objekt të punës së tyre, duke marrë për bazë instruksionet teknike dhe funksionin.
- Sigurojnë administrimin dhe përdorimin e veglave të punës, instrumentave dhe aparateve matëse rigorozisht në përputhje me udhezimet/ose materialin që jepet nga prodhuesi, i kontrollojnë periodikisht, i mbajnë në kushte të përshtatshme për përdorim.
- Përgjigjen për pastërtinë dhe rregullin në çdo vend pune, pajisje apo impiant që kanë objekt të punës së tyre.
- Zbatojnë Rregulloret e Shfrytezimit, Sigurimit Teknik dhe të MNZ në të gjitha proçeset e punës ku ata marrin pjesë.
- Marrin pjesë një herë në vit në provimit për vendin e punës të organizuar nga drejtoria..
Paraqitja e dokumentave
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 25.11.2024, në Departamentin e Burimeve Njerëzore këto dokumenta:
- Kërkesën për aplikim
- Curriculum Vitae
- Çertifikatë përbërje familjare
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara
- Çertifikata kualifikimi (në rast se ka)
- Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit
- Dëshmi e gjendjes gjyqësore dhe mjekësore