Rehabilitimi elektromekanik dhe instalimi i sistemit të ri të kontroll monitorimit në HEC Koman
Vlera:118.020.000 Lek
Financimi:Me fonde të vetë KESH Sh.a
Fillimi:01.10.2014
Mbarimi:21.08.2015
Qëllimi

Kontrata është nënshkruar me Kompaninë “Andritz Hydro Austri” dhe aktualisht është në fazën e zbatimit. Në këtë kontratë përfshihet; rehabilitimi i katër agregatëve të HEC Koman si dhe rehabilitimi i dy vinçave të sallës së makinave dhe të vinçit të sallës së Droselave.

Qëllimet e këtij projekti janë:

● Rritje të gadishmërisë dhe sigurisë në punë të agregatëve
● Rritje e cilësisë së furnizimit me energji elektrike nëpërmjet rritjes dhe përmirësimit të efiçencës së prodhimit të energjisë elektrike nga burimet hidrike, duke ndikuar në këtë mënyrë edhe në rritjen e qëndrueshme të sigurisë së furnizimit me energji elektrike në tregun rajonal të energjisë.

Aktivitetet Kryesore

Aktivitetet kryesore të projektit janë paraqitur si më poshtë:

● Rehabilitimi i droselave
● Rehabilitimi i turbinave
● Regabilitimi i gjeneratorëve
● Rehabilitimi i sistemeve zjarrfikës të gjeneratorëve
● Rehabilitimi i zbarave 13,8 kV.
● Rehabilitimi i paisjeve ndihmëse si: sistemi i ujit teknik, sistemi i ajrit me presion, sistemet e frenimit
● Rehabilitimi i vinçave 2 x 200/25/5 Ton të sallës së makinerive si dhe rehabilitimi i vinçit 60/5 ton të sallës së
● Rehabilitimi i transformatorëve të bllokut GT 170 MVA.
● Rehabilitimi i sistemeve zjarrfikës të transformatorëve të bllokut GT 170 MVA.
● Zëvendësimi i paneleve të kontrollit, mbrojtjes, eksitimit
● Instalimi i sistemit të klorinimit të ujit teknik për të katërt agregatët
● Instalimi i impiantit të ndarjes së ujit nga vaji nga vaskat e katër transformatorëve të bllokut
● Rehabilitimi i sistemit të pompave të drenazhit dhe thellësisë
● Instalimi i panelit të monitorimit të gjeneratorëve
● Zëvendësimi i paneleve të radrizatorëve të baterive 48 V DC, 125 V DC si dhe inverteri
● Zëvendësimi i paneleve të furnizimit të nevojave vetiake në sallë të komandës si dhe në sallë të gjeneratorëve
● Zëvendësimi i panelit të furnizimit dhe të kontrollit të sistemit të ventilimit
● Instalimi i paneleve të kontroll monitorimit në sallë të komandë Instalimi i sistemit të kontroll monitorimit në digë.

Pritshmëritë

Aktualisht kanë përfunduar punimet rehabilituese si dhe komisionimet për Agregatin Nr.2 (i pari që është rehabilituar) si dhe vinçat në sallën e makinave dhe në sallën e Droselave. Agregati Nr.2 ka filluar provën një mujore të punimit me ngarkesë në datën 26 shtator 2015, gjithashtu në datën 29 shtator 2015 kanë filluar matjet para rehabilitimit për agregatin e rradhës, Nr.3Aktualisht kanë përfunduar punimet rehabilituese si dhe komisionimet për Agregatin Nr.2 (i pari që është rehabilituar) si dhe vinçat në sallën e makinave dhe në sallën e Droselave. Agregati Nr.2 ka filluar provën një mujore të punimit me ngarkesë në datën 26 shtator 2015, gjithashtu në datën 29 shtator 2015 kanë filluar matjet para rehabilitimit për agregatin e rradhës, Nr.3

Pas përfundimit të implementimit të projektit të rehabilitimit do të kemi:

Në fund të projektit të katër agregatët e HEC Koman do të jenë të rehabilituar duke rritur efiçencën, sigurinë e furnizimit me energji elektrike dhe përmirësimin e treguesve cilësorë të furnizimit.