HEC Koman
Disa fakte që mund t'ju duhet
të dini rreth KESH
Çfarë përfaqëson?
Komani është hidrocentrali i dytë dhe më i fuqishëm i kaskadës së lumit Drin. Për nga fuqia e instaluar, pozicioni dhe vëllimi i rezervuarit, ky HEC luan rol kyç për prodhimin dhe shfrytëzimin e të gjithë kaskadës. Komani është hidrocentrali me kapacitetin më të madh të prodhimit të energjisë në vendin tonë.
Punimet për ndërtimin e tij nisën në vitin 1980. Në 1985-ën filloi punën turbina e parë. Me kapacitet të plotë centrali u vu në punë në vitin 1988. HEC Koman u ndërtua mbi konceptet dhe projektin e hartuar nga inxhinierët shqiptarë të Institutit të Studim-Projektimeve të Hidrocentraleve në Tiranë. Turbinat dhe gjeneratorët janë të teknologjisë franceze të cilat u montuan bashkë me ekspertët shqiptarë të kësaj fushe. Për ndërtimin e veprës punuan rreth 12,000 punëtorë, inxhinierë dhe specialistë.
Treguesit Teknik Hec Koman
“Dinamika e shpejtë e zhvillimeve hidrike të pellgut ujëmbledhës specifik dhe liqenit të Komanit, imponojnë një vëmendje të veçantë në drejtim të monitorimit dhe operimit të HEC-it“
Hidrocentrali i Komanit është i tipit me digë dhe rezervuar. Diga është e tipit me mbushje me gurë dhe ekran betonarme. Diga është 133m e lartë dhe 290 m e gjatë. Diga e Komanit, është ndër 10 digat më të larta të këtij lloji në Europë. Diga ka një volum total prej 5 milion m3. Diga ka krijuar një rezervuar jo shumë të madh, prej 500 milion m3 ujë, ndërsa vëllimi i dobishëm i tij është 90 milion m3 ujë(kuota; 169- 176). Volumi i vogël i rezervuarit si dhe shkarkimet e shpejta të reshjeve nga Alpet dhe malësia e Pukës bën të nevojshme një monitorim dinamik të situatës hidrike dhe një operim proaktiv të HECit në përputhje me zhvillimet e kushteve hidrometeorologjike të pellgut ujëmbledhës specifik të Komanit. HEC-Koman është parashikuar si vepër e klasit të parë përsa i përket rrezikshmërisë ekonomike, sociale dhe mjedisore. Diga e Komanit është projektuar për prurje maksimale llogaritëse në periudhën e reshjeve 1 herë në 1000 vjet (7,245 m3/sek) dhe për prurje maksimale kontrolluese në periudhën e reshjeve 1 herë në 10 000 vjet ( 10,560 m3/sek). Shkarkimi i prurjeve në Koman është parashikuar të realizohet nëpërmjet tuneleve të shkarkimit; Tuneli 3 me kapacitet mbi 1800 m3/sek dhe Tuneli 4 me kapacitet mbi 1600 m3/sek. Kapaciteti total i shkarkimit të ujit për nivelin 176 m është 3400 m3/sek. Për kalimin e ujit nga liqeni në central është ndërtuar Sistemi i Marrjes, i cili përcjell ujin nga Portali i Marrjes, nëpërmjet dy tuneleve të dërgimit te kullat e ekuilibrit nga ku degëzohen tubacionet për 4 turbinat e ndërtesës së Centralit. Sistemi ka kapacitet transportues deri në 720 m3/sek.
Treguesit Teknike të Projektimit | |||
Fuqia e Instaluar | 4 x 150 MW | Gjerësia e Kreshtës | 10.0 m |
Numri / Tipi i Turbinave | 4 “Francis” Vertikale | Volumi i Digës | 5 Milion m3 |
Përpunimi i ujit | 4 x 184.0 m3/sek | Niveli maksimal i ujit | 175.5 m mnd |
Prodhimi vjetor mesatar | 1,800 GWh | Niveli minimal i punës | 160.0 m mnd |
Klasifikimi sipas rrezikut | Klasi – 1 -rë | Sip. e pellgut mbledhës | 12,850 km2 |
Periudha e ndërtimit | 1981 – 1988 | Prurja mesatare vjetore | 289 m3/sek |
Viti i Mbushjes së Liqenit | 1985 | Vëllimi total i Rezervuarit | 500 Milion m3 |
Tipi i Digës | Me Ekran Betoni | Vëllimi aktiv i Rezervuarit | 188 Milion m3 |
Vendndodhja | V42°06’18″/ L19°49’32’ | Kapaciteti i shkarkuesve | 3,600 m3/sek |
Lartësia e Digës | 115.5 m mnd | Numri i shkarkuesve | 2 |
Kreshta e Digës | 185.7 m mnd | Tipi i shkarkuesve | Tunele/porta Radiale |
Gjatësia e Kreshtës | 290.0 m |
Parametrat teknike të shfrytezimit HEC Koman
Kapaciteti i instaluar (4 Ag.) | 600 MW |
Fuqia nom. e Gjeneratorëve | 150 MW |
Rënia nominale | 96 m |
Konsumi nominal i ujit | 184 m3/s |
Prodhimi mesatar vjetor
Që nga vënia në punë | 1,811,186 M |
Mesatarja (1994-2015) | 1,918,560 MW |
Mesatarja (2004-2005) | 1,955,406 MW |
Minimal (2007) | 1,199,790 MW |
Maksimali (2010) | 2,872,730 MW |
Prurja mesatare vjetore
Që nga vënia në punë | 263 m3/s |
Mesatarja | 277 m3/s |
Mesatarja | 290 m3/s |
Niveli mesator vjetor
20 vitet e fundit | 171.6 m |
10 vitet e fundit | 172.07 m |
Niveli minimal ( Janar 1999 ) | 166.33 m |
Niveli maksimal | 174.70 m |