Çfarë përfaqëson?
Vau i Dejës është hidrocentrali i parë që u ndërtua mbi lumin Drin dhe ndodhet në pjesën veriperëndimore të Shqipërisë, në rrjedhën e poshtme të lumit Drin, në Grykën e Vaut të Dejës, rreth 18 km nga qyteti i Shkodrës. Duke qënë se Vau i Dejës është hidrocentrali më i poshtëm me digë dhe liqen në kaskadën e Drinit, rëndësia e tij përveç prodhimit të energjisë elektrike, lidhet edhe me ndikimin që ka liqeni i Vaut të Dejës në ultësirën e nën Shkodrës. Shkarkimet e ujit nga ky liqen kanë ndikim kryesor në përmbytjet që ndodhin në ultësirat e Lezhës dhe Shkodrës.
Punimet për ndërtimin e tij nisën në vitin 1967. Ky impiant është vënë në punë në dy faza: Ag. 1, 2 dhe 3 në vitin 1970, ndërsa Ag. 4 & 5 në vitin 1975.
Treguesit Teknik Hec Vau i Dejës
Punimet për ndërtimin e tij nisën në vitin 1967. Ky impiant është vënë në punë në dy faza: Ag. 1, 2 dhe 3 në vitin 1970, ndërsa Ag. 4 & 5 në vitin 1975. HEC Vau i Dejës është i tipit me digë dhe liqen. Për krijimin e liqenit të Vaut të Dejës janë ndërtuar 3 diga të veçanta: Diga e Qyrsaqit, me lartësi 46.4m dhe gjatësi 440m, është e tipit; pjesërisht gravitacionale prej betoni dhe pjesërisht me mbushje me material vendi të formacionit gëlqeror. Në pjesën prej betoni të Digës janë vendosur 4 shkarkuesit sipërfaqësor me portat radiale, si dhe Vepra e Marrjes me dy porta me segmente nga të cilat dalin 5 tubacionet e prurjes së ujit në agregatet e centralit. Kapaciteti maksimal i shkarkuesve është 3500 m3/s ndërsa kapaciteti i përpunimit të ujit në agregatë është 4 X 113 m3/s. Diga e Zadejës, me lartësi 60m dhe gjatësi 390m, është e tipit me mbushje me material vendi të formacionit gëlqeror. Në këtë digë ndodhet edhe një shkarkues me tunel dhe portë me segmente që ka një kapacitet prej 3200 m3/s. Diga e Rragamit ka një lartësi 34m dhe gjatësi 320 m. Kjo digë është e tipit me mbushje me material vendi të formacionit gëlqeror dhe flish. Në këtë digë nuk ndodhen vepra hidrike, ajo shërben vetëm si barrierë për mbajtjen e ujit. Vëllimi maksimal i liqenit të Vaut të Dejës është 580 milion m3, sipërfaqja e tij është 25 km2 dhe ai ngjitet nga gryka e Vaut të Dejës për rreth 27km në luginën e Lumit Drin, deri në afërsi të hidrocentralit të Komanit. Niveli maksimal i lejuar i ujit në liqen është 76m m.n.d. ndërsa niveli minimal i operimit është 63 m m.n.d. Vëllimi aktiv i liqenit është 263 milionë m3 ujë. HEC-Vau i Dejës si pjesë e kaskadës së Drinit është parashikuar si vepër e klasit të parë përsa i përket nivelit të rrezikut. Prurja maksimale, me siguri, 1 herë në 10000 vjet është llogaritur 10000 m3/sek. Aftësia shkarkuese e përgjithshme e Hec Vau Dejës në kuotën 76 m është rreth 7500 m3/sek.
Treguesit Teknike të Projektimit |
Fuqia e Instaluar | 5 x 50 MW | Gjerësia e Kreshtës | H 21m. L 270m |
Numri / Tipi i Turbinave | 5 “Francis” Vertikale | Volumi i Digës | 3.5 Milion m3 |
Përpunimi i ujit | 5 x 113.0 m3/sek | Niveli maksimal i ujit | 76.0 m nnd |
Prodhimi vjetor mesatar | 1,000 GWh | Niveli minimal i punës | 61.0 m nnd |
Klasifikimi sipas rrezikut | Klasi – 1 -rë | Sip. e pellgut mbledhës | 14,173 km2 |
Periudha e ndërtimit | 1965 – 1973 | Prurja mesatare vjetore | 310 m3/sek |
Viti i Mbushjes së Liqenit | 1970 | Vëllimi total i Rezervuarit | 580 Milion m3 |
Tipi i Digës | Beton & material vendi | Vëllimi aktiv i Rezervuarit | 263 Milion m3 |
Vendndodhja | V42°00148″/L19°38’9″ | Kapaciteti i shkarkuesve | 6,700 m3/sek |
Lartësia e Digës | 79.0 m nnd | Numri i shkarkuesve | 5 |
Kreshta e Digës | H 60m, L 380m, W 330m | Tipi i shkarkuesve | Porta Radiale |
Gjatësia e Kreshtës | H 54m, L 548m, W 230m | | |
Parametrat teknike te shfrytezimit HEC Vau i Dejes
Kapaciteti i instaluar (5 Ag.) | 250 MW |
Fuqia nom. e Gjeneratorëve | 50 MW |
Rënia nominale | 52 m |
Konsumi nominal i ujit | 113 m3/s |
Prodhimi mesatar vjetor
Që nga vënia në punë | 872,095 MWh |
Mesatarja (1994-2015) | 962,967 MWh |
Mesatarja (2004-2015) | 989,749 MWh |
Minimali (1990) | 610,540 MWh |
Maksimali (2010) | 1,511,200 MWh |
Prurja mesatare vjetore
Që nga vënia në punë | 278 m3/s |
Mesatarja (1994-2015) | 295 m3/s |
Mesatarja (2004-2015) | 314 m3/s |
Niveli mesatar vjetor
Niveli minimal ( Shkurt 1999) | 67.91 m |
Niveli maksimal ( Shator 2005) | 75.33 m |