Informacion mbi situatën hidroenergjitike dhe menaxhimin e Kaskadës

Sipas të dhënave të orës 07:00, paraqitet një situatë e stabilizuar sa i takon niveleve në hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës ndërsa vazhdojnë prurjet me intensitet të lartë në HEC Firzë ku po punohet me 4 turbinat e disponueshme. Prej mesnatës ka patur një reduktim të nivelit të shkarkimeve në Koman ndërsa gjatë paradites së sotme do të zhvillohet mbledhja e Sekretariatit Teknik për të analizuar treguesit dhe situatën në orët e ardhshme.

HIDROCENTRALI I FIERZES

Kuota 292.45 m
Prurjet 1750 m3/sec
Prodhimi 450 MW
Agr. në punë 4
Shkarkime 0 m3/sec

HIDROCENTRALI I KOMANIT

Kuota 170.37 m
Prurjet 900/520 m3/sec
Prodhimi 290 MW
Agr. në punë 2
Shkarkime 800 m3/sec

HIDROCENTRALI VAU DEJES

Kuota 73.64 m
Prurjet 1075/30 m3/sec
Prodhimi 200 MW
Agr. në punë 5
Shkarkime 1200 m3/sec