KESH për një liqen më të pastër
Calendar Announcement 20/07/2017

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare në përmbushje të angazhimeve social-mjedisore dhe politikave të saj në lidhje me mbrojtjen e mjedisit është angazhuar vazhdimisht në fushata që ndihmojne në mbajtjen pastër dhe ruajtjen e mjedisit. Nisma e rradhës për Kesh ishte ajo për pastrimin e liqenit të Fierzës e duke përfunduar në fshatin Dushaj në liqenin e Komanit. Thirrjes së Drejtorit të Fierzës Z. Ergys Verdho në këtë aktivitet, iu bashkuan Forcat e Armatosura dhe Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli. 

Zonja Kodheli theksoi rëndësinë që kanë këto liqene, si për prodhimin e energjisë ashtu edhe për turizmin. Ajo falenderoi në mënyrë të vecantë Z. Verdho për impenjimin dhe thirjen që i bëri Ministrisë dhe Forcave të Armatosura për t’iu bashkuar këtij aktiviteti. 

Ndërsa Z. Verdho në  fjalën e tij tha se kjo është një ndër nismat e shumta që Kesh ka bërë për mbajtjen pastër dhe ruajtjen e mjedisit. 

Ky aktivitet do të vijojë edhe ditët në vijim për të depozituar mbetjet në landfillin e Bushatit.