Work shop për strategjinë e Korporatës
Calendar Announcement 20/12/2017

Në kuadrin e mbështetjes së Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për zbatimin e Planit të Veprimeve të Drejtimit të Shoqerisë (Corporate Governance Action Plan – “CGAP”), u zhvillua workshop-i me temë “Strategjia e Korporatës” në datat 12-13 Dhjetor 2017. Kjo është një asistence teknike e mundësuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim me nje kompani konsulente e kontraktuar prej tyre për të dhënë një asistencë teknike në lidhje me ndërtimin dhe plan-zbatimin e Strategjisë së Korporatës. Nëpërmjet këtij ëorkshop-i synohet të përfshihet stafi menaxherial (perfshirë edhe keshillin mbikqyres) i KESH në procesin e hartimit të strategjisë. Kjo është faza e parë e këtij procesi që do të pasohet nga të tjera në vijim, deri në hartimin e një dokumenti të plotë. Faza e fundit do të jetë miratimi i këtij dokumenti nga organet vendimmarrëse (Këshilli Mbikqyres dhe Pronari).