Mbledhja e Komisionit te Posacem
Calendar Announcement 08/03/2018

Në ndjekje të situatës hidroenergjetike në Veri dhe Verilindje të vendit e shkaktuar nga reshjet e shumta të ditëve te fundit dhe prurjeve të larta të lumenjeve si pasojë e rritjes së temperaturave dhe shkrirjes së dëborës, me date 07.03.2018 përkatësisht ne orën 08.30 dhe në orën 18.00 në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë u mblodh Komisioni i Posaçëm i Trajtimit të Plotave në Hidrocentralet e Fierzës, Komanit dhe Vaut te Dejës. 

Ky komision u mblodh në kuadër të propozimit të Sekretariatit Teknik të Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave që drejtohet nga administratori i KESh sh.a., për të marrë masat e nevojshme dhe për të manaxhuar sa më mirë situatën e shkaktuar me qëllim minimizimin e ndikimeve potencialisht të mundshme. 

Komisioni i Posaçëm i Trajtimit të Plotave ka vendosur një rregjim racional operimi të kaskadës që synon uljen dhe ruajtjen e kuotave në të tre liqenet nëpërmjet ngarkimit maksimal të agregateve dhe kryerjen e shkarkimeve të detyruara në mënyrë të kontrolluar nga HEC-et e kaskadës së lumit Drin.