Vizitë në Njësinë Gjeneruese Hec Vau i Dejës
Calendar Announcement 19/03/2018

Në vijim të angazhimeve social-mjedisore  shoqëria  KESH sh.a  mbështeti  kërkesën  e  Kolegjit Profesional të Tiranës në funksion të realizimit  të programit të studimit “Teknologji e Instalimeve Elektrike“  në lëndën  “Furnizim me Energji Elektrike“  për zhvillimin e një vizite mësimore në HEC Vau i Dejës.

Kjo vizite u realizua në 17 Mars 2018. Gjatë kësaj vizite studentët u shoqëruan nga punonjës të shoqërisë dhe u njohën me anën teknike të centralit dhe përgjegjshmërinë  social – mjedisore të shoqërisë. 

KESH sh.a ka bashkëpunim të vazhdueshëm në fushën Akademike dhe  Universitare dhe në kuadër të këtij bashkëpunimi shoqëria KESH sh.a është e angazhuar për të mbështetur zhvillimin e praktikave mësimore, të cilat shërbejnë per njohjen e studentëve me me misionin dhe përgjëgjësitë e shoqwrisë, proçeset teknologjike të çentralit dhe pjesëmarrjen në aktivitete /iniciativa në dobi të komunitetit dhe mjedisit, si dhe programe edukative mbi energjinë, informimin mbi energjinë e rinovueshme dhe përdorimin me eficencë të saj. Në këtë mënyrë KESH sh.a jep kontributin e saj në formimin e specialistëve të rinj në fushën e binzesit të prodhimit të energjisë elektrike.

Në vijim të vizitës studentët u njohën edhe me protokollin për garantimin e sigurisë së digave, liqeneve dhe veprave hidrike të hidrocentraleve, investimet për rritjen e jetës së dobishme të tyre dhe operimin e sigurt dhe të besueshëm të skemës së kaskadës, të cilat përfaqwsojnë disa nga përgjegjësitë madhore të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare.


Ata u njohën me përkushtimin e shoqërisë për shfrytëzimin racional dhe të qëndrueshëm të burimeve ekzistuese dhe synimet e saj për të nxitur përdorimin e burimeve të reja të rinovueshme të energjisë. Në çdo aspekt të veprimtarisë së saj KESH sh.a garanton komunitetin dhe brezat e ardhshëm për përkushtim në ruajtjen e integritetit mjedisor dhe mbrojtjen e mjedisit.