Nisi zbatimi i rregullores për disiplinimin e qarkullimit të njerëzve dhe mjeteve “Ura e Drinit-Tunel-Kalata e Trageteve” Hec Koman”.
Sot në datë 11 Qershor nisi zbatimi, i njoftuar më parë, i rregullores “Për disiplinimin e qarkullimit të njerëzve dhe mjeteve “Ura e Drinit-Tunel-Kalata e Trageteve Hec Koman”.
Që në ditën e parë të vënies në zbatim të rregullores, u shfaqën efektet pozitive në drejtim të lehtesimit të trafikun dhe rritjes së sigurisë në qarkullimin e njerëzve dhe automjeteve.
Më parë ky segment shfaqej problematik si për qarkullimin e njerezve dhe automjeteve (për qëllime turistike) ashtu edhe për aksesimin e objekteve ndihmëse të HEC Koman në raste avarish. Sot me rikonstruktimin e këtij segmenti rrugor dhe disiplinimin e qarkullimit, me efekt të vecantë në pjesën e tunelit, besojmë se sëbashku me komunitetin e zones kemi kontribuar për qarkullimin e sigurt dhe eficient të këtij segmenti rrugor.
Kur përgjegjshmëria sociale e shoqërisë KESH sh.a bashkohet me frymën bashkëpunuese të Komunitetit, sëbashku, i japin një qasje pozitive turizmit në zonën e liqenit te Komanit pasi zbatimi i kësaj rregullore pritet të ndihmojë edhe në promovimin e turizmit në zonat që aksesohen nëpërmjet këtij segmenti.
Në vijim KESH sh.a falenderon të gjitha palët e interesuara që po kontribojnë në zbatimin e kësaj rregullore dhe shprehet se ku ka bashkëpunim cdo gjë është e mundur.