Njoftim për të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në procedurat e tregtimit të energjisë elektrike nga shoqëria KESH sh.a
Njoftim
Për të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në procedurat e tregtimit të energjisë elektrike nga shoqëria KESH sh.a
Asambleja e Përgjithshme e Shoqërisë KESH sh.a me vendimin Nr.2762/8, datë 06.06.2018, “Për miratimin e rregullores së tregtimit të energjisë elektrike nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare KESH sh.a”, i hapi rrugën një faze të re në procesin e komercializimit të mëtejshëm të aktivitetit të shoqërisë në tregun e energjisë elektrike.
Rregullorja e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e shoqërisë ka të parashikuar rregullat dhe proceduarat standarde të tregtimit të energjisë elektrike nga KESH sh.a, duke synuar zhvillimin e procedurave të tregtimit të energjisë elektrike në mënyrë sa më të thjeshtë, transparente, eficente dhe për më tepër konkurruese në kushtet kur tashmë shoqëria KESH sh.a ushtron aktivitetin e saj të prodhimit dhe tregtimit të energjisë elektrike në kushtet e një tregu në proces liberalizimi dhe ku aktiviteti i saj nuk është tërësisht i rregulluar (aktiviteti i saj nuk ushtrohet plotësisht si funksion publik).
Rregullorja hyn në fuqi brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të saj dhe publikimit në faqen zyrtare të shoqërisë.
Faleminderit!