Administratori i KESH, Benet Beci në bashkëbisedim me gazetarët e qarkut Shkodër për menaxhimin e situatës ne kaskadën e lumit Drin.
Deklarata për mediat:
Z. Benet Beci u shpreh se: E kemi përballuar dhe jemi në vazhdim duke e përballuar një prurje mbi gjithë normat mesatare të shumë viteve të janarit.
Kemi arritur të menaxhojmë në mënyrë maksimalisht të mirë që prurjet dhe shkarkimet në Vaun e Dejës të jenë minimale.
Ne sot vazhdojme të kemi prurje 500m3/sek nga Vau i Dejës shkarkime, përveç prodhimit, gjë që nuk jep asnjë impakt në zonën e nën Shkodrës dhe nuk shton asnjë shqetësim.
Deri tani jemi në një situatë që mendoj që nuk do të kemi dhe në vazhdimësi ndonjë impakt në zonën e nën Shkodrës.