PËRDITËSIM I SITUATËS (31.01.2021, ora 18:00)

Raportet meteorologjike parashikojnë se në ditët në vijim priten rreshje shiu si dhe rritje të temperaturave të cilat mund të shoqërohen me shkrirje dëbore. Për këtë arsye, ditën e sotme u mblodh Sekretariti Teknik i Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave për të vijuar në marrjen e masave për përballimin e prurjeve si dhe mbajtjen në minimum të shkarkimeve në zonën e nën Shkodrës.

Aktualisht prurjet natyrore në kaskadë janë 880 m3/s.

Shkarkimet nga prodhimi dhe portat e shkarkimit janë:

  • Hec Fierzë – 462 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat.
  • Hec Koman – 690 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat.
  • Hec Vau i Dejës – 437 m3/s nga prodhimi, 500 m3/sec shkarkime nga portat.

Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:

  • Hec Fierzë 291.45 mmnd, ( kuota max. 296 mmnd)
  • Hec Koman 169.99 mmnd, ( kuota max. 175.5 mmnd)
  • Hec Vau i Dejës 73.09 mmnd ( kuota max. 76 mmnd)

Prodhimi në të tre Hec-et është :

  • Hec Fierzë, 7.233 MWh (ditor)
  • Hec Koman, 13.733 MWh (ditor)
  • Hec Vau i Dejës, 4.512 MWh (ditor)

Prodhimi total plotëson të gjithë kërkesën për energji elektrike të konsumit për vendin.

Për çdo ndryshim të dhënash, Korporata Elektroenergjitike do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik si dhe autoritetet përgjegjëse.