PËRDITËSIM I SITUATËS (18.02.2021, ora 8:00)
Situata aktuale në kaskadën e lumit Drin paraqitet:
Prurjet natyrore në kaskadë janë 500 m3/s.
Shkarkimet nga prodhimi dhe portat e shkarkimit janë :
* Hec Fierzë – 470 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat.
* Hec Koman – 650 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat.
* Hec Vau Dejës – 450 m3/s nga prodhimi, 200 m3/s shkarkime nga port-at
Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:
* Hec Fierzë 294.33 mmnd, ( kuota max. 296 mmnd)
* Hec Koman 172.69 mmnd, ( kuota max. 175.5 mmnd)
* Hec Vau i Dejës 74.03 mmnd ( kuota max. 76 mund)
Prodhimi në të tre Hec-et është :
* Hec Fierzë, 9,939 MWh (ditor)
* Hec Koman, 12,040 MWh (ditor)
* Hec Vau Dejës, 4,440 MWh (ditor)
Prodhimi total plotëson të gjithë kërkesën për energji elektrike të konsumit për vendin.
Për çdo ndryshim të dhënash, Korporata Elektroenergjitike do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik si dhe autoritetet përgjegjëse.