Përfundojnë me sukses punimet për rikthimin në gatishmëri të Agregatit Nr. 1 në HEC Koman
Përfundojnë me sukses punimet për rikthimin në gatishmëri të Agregatit Nr. 1 në HEC Koman, pasi u dëmtua transformatori i sistemit të eksitimit të gjeneratorit.
Specialistët e mirëmbajtjes elektrike dhe mekanike kanë punuar me orë të tejzgjatura për zëvendësimin e transformatorit, për të rikthyer gatishmërinë e agregatit për operim, pa cenuar programin e prodhimit të energjisë elektrike.