5 QERSHORI DITA NDËRKOMBËTARE E MJEDISIT
Calendar Announcement 06/06/2018

Dita Ndërkombëtare e Mjedisit është caktuar 46 vjet më parë nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, me qëllim të nxisë aktivitete dhe aksione për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit. Meqënëse zakonisht kjo ditë përcillet me një tematikë të caktuar ne zgjodhëm temën: “Energjia dhe Mjedisi’’.

Nisur nga misioni që ka kjo ditë e shënuar, nën moton ”Bashkë me ju në mbrojtje të mjedisit“ Korporata Elektroenergjitike KESH sh.a zhvilloi aktivitetin/orë edukative me nxënësit e shkollës së mesme ”Havzi Nela” dhe nxënësit e shkollës 9-vjecare “Bajram Curri” Kukës, përkatësisht me nxënësit e klasave të 10–ta dhe me nxënësit e klasave 8-ta.

Gjatë aktivitetit/orës mësimore nxënësve iu prezantua informacion i përgjithshëm mbi energjinë e rinovueshme dhe përdorimin me eficencë të saj si dhe përgjegjshmërinë social-mjedisore të shoqërisë.

Nxënësit u njohën me përkushtimin e shoqërisë për shfrytëzimin racional dhe të qëndrueshëm të burimeve ekzistuese dhe synimet e saj për të nxitur përdorimin e burimeve të reja të rinovueshme të energjisë si dhe faktin që në çdo aspekt të veprimtarisë së saj KESH sh.a garanton komunitetin dhe brezat e ardhshëm për përkushtim në ruajtjen e integritetit mjedisor dhe mbrojtjen e mjedisit.

Gjithashtu një rëndësi të vecantë pati dhe prezantimi i aktiviteteve që ka ndërmarrë KESH për pastrimin e Liqenit te Fierzës dhe masat që janë marrë ndër vite për mbrojtjen e brigjeve nga erozioni.

Falenderojmë DAR Kukës, nxënësit dhe stafin arsimor të shkollës 9-vjeçare “Bajram Curri” dhe shkollës së mesme “Havzi Nela” që morën pjesë në këtë aktivitet .