Gjatë këtij viti, 1.6 miliard lekë investime në HEC Vau i Dejës
Korporata Elektronergjitike Shqiptare vazhdon të zbatojë programin e investimeve për sigurinë dhe mirëmbajtjen e hidrocentraleve të Kaskadës së Drinit. Në HEC Vau i Dejës po punohet për rrethimin, rikonstruksionin e territorit të jashtëm dhe asfaltimin e kurorës në digat Qyrsaq dhe Zadejë. Po punohet edhe për rikonstruksionin e sallës së kompresorëve, transformatorëve dhe magazinës. Vetëm gjatë vitit 2016, në HEC Vau Dejës do të investohen mbi 1,6 miliard lekë për rritjen e efiçencës së energjisë, sigurinë e digave dhe përmirësimin e kushteve të punës.