Instalimi i sistemeve të reja të mbrojtjeve relë të bllokut Gjenerator-Transformator
Përfundoi me sukses instalimi i sistemeve të reja të mbrojtjeve relë të bllokut Gjenerator-Transformator për AG2 dhe AG4 në HEC Fierzë. Ky investim, me përmirësim të teknologjisë, rrit performancën e operimit të agregateve, duke garantuar një veprim selektiv dhe të sigurt të mbrojtjeve relë.