KESH 1.2 miliard lekë investime në HEC Koman
Korporata Elektroenergjitike Shqiptare intensifikon investimet për garantimin e sigurisë së veprave, eficencës së prodhimit dhe përmirësimin e kushteve të punës.
Janë drejt përfundimit punimet për rehabilitimin dhe sistemimin e kurorës së digës dhe rrugës serpentinë. Po rehabilitohen shkallët tek portat e punës dhe po kryhet remonti tek tunelet e shkarkimit nr.3 dhe nr.4. Shumë afër mbylljes së punimeve edhe në fundin e digës në kuadër të Projektit të Sigurisë së Digave. Njëkohësisht, vijon rinovimi teknologjik i veprave. Në total, gjatë vitit 2016 KESH pritet të investojë rreth 1.2 miliardë lekë në HEC Koman.