KESH i dha zgjidhje shqetësimit të banorëve të fshatit Porav të cilët ishin bllokuar prej 4 ditësh
Calendar Announcement 12/01/2017

Në këto ditë të vështira për banorët e zonave përreth hidrocentraleve që ka nën administrim, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare i ka ardhur në ndihmë komunitetit, duke ndihmuar në pastrimin e rrugëve dhe qarkullimin normal të mjeteve. Sot, KESH i ka dhënë zgjidhje shqetësimit të banorëve të fshatit Porav, të cilët ishin bllokuar prej 4 ditësh për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Falë kësaj ndërhyrje, aksi i rrugës nacionale nga Fierza deri në Porav është i kalueshëm normalisht.