KESH kontribuon në Ditën Ndërkombëtare të Tokës
Calendar Announcement 22/04/2017

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës” Korporata Elektroenergjitike Shqiptare në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale Shkodër, organizuan veprimtarinë për pastrimin e “ hot spots” ( zonave që përfshijnë pikat turistike), Ura e Mesit, Velipojë dhe Kala.K jo veprimtari u ndërrmor nga KESH (Korporata Elektroenergjitike Shqiptare) me mbështetjen e DAR (Drejtorinë Arsimore Rajonale Shkodër) në kuadrin e përgjegjësive dhe angazhime social-mjedisore të shoqërisë.

 Qëllimi i veprimtarisë ishte, dhënia e një mesazhi ndërgjegjësimi, se të gjithë duhet të kontribojmë për të mbrojtur dhe mbajtur pastër tokën dhe mjedisin. Morën pjesë rreth 150 nxënës të shkollave të ndryshme të ciklit parauniversitar dhe stafi i njësisë prodhuesë Hec -Vau i Dejës.

 Në këtë ditë, u nëshkrua dhe memorandumi i mirëkuptimit midis KESH dhe DAR,  i cili ka për qëllim:

 – Organizimin e vizitave të klasave të sistemit parauniversitare të rrethit Shkodër, në ambjentet e Njësive Prodhuese të shoqerisë KESH sh.a., për njohjen e tyre me proceset teknologjike të centralit;-

– Pjesëmarrjen në veprimtari/iniciativa në dobi të komunitetit dhe mjedisit me qëllim ruajtjen dhe mbajtjen pastër të tij, si dhe në programe edukative mbi energjinë, informimin  mbi energjinë e rinovueshme dhe përdorimin  me eficencë të saj.

– Integrimi gjate vizitave i veprimtarieve të organizuara në bashkepunim me Organizata jo-Qeveritare apo inspektoriatit rajonal të mjedisit.

 Objektivat e këtij MM janë:

– Sensibilizimi i brezit të ri me mënyrat për minimizimin e ndotjeve nga veprimtaritë  e përditsheme. Këshilla për të mbajtur pastër ambjentin dhe njohuri për grumbullimin në mënyrë te diferencuar të mbetjeve. 

– Njohja e nxënësve të shkollave të rrethit Shkodër me konceptin, “C’është energjia” dhe llojet e saj, mënyrat e prodhimit, sensibilizimi/ndërgjejgjesimi për përdorimin eficent të saj.

– Njohja e proceseve teknologjike të funksionimit të HEC.

– Njohja e proceseve teknologjike të funksionimit të HEC në lidhje me ruajtjen dhe kujdesin ndaj mjedisit.

Në përfundim të veprimtarisë , u shpërndanë bluza dhe certifikata falenderimi  për nxënësit pjesmarrës.