KESH merr pjesë në konferencën “The External Dimension of EU-supported Connectivity”
KESH merr pjesë në konferencën “The External Dimension of EU-supported Connectivity”, e organizuar nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim në Kryeministri. Në këtë konferencë, KESH u përfaqësua nga Z. Peposhi, i cili prezantoi sfidat dhe vështirësitë që has projekti ynë i fotovoltaikut lundrues në liqenin e Vaut të Dejës.
Sfidat që kemi përballur përfshijnë përzgjedhjen e teknologjisë së duhur pluskuese për impiantin tonë, si dhe matjen e vlerave hidrometeorologjike të zonës. Me përkrahjen e WBIF dhe bashkëpunimin e ngushtë të BERZH, kemi arritur të realizojmë studimin e fizibilitetit, përzgjedhjen e teknologjisë pluskuese dhe përgatitjen e specifikimeve teknike. Projekti ynë pritet të përfundojë nga ndërtimi dhe të vihet në punë në vitin 2026.
Ky është një hap i rëndësishëm për të siguruar burime energjetike të qëndrueshme dhe të përshtatshme për të ardhmen tonë. Faleminderit për mbështetjen dhe bashkëpunimin e të gjithë aktorëve të përfshirë në konferencë si : Delegatë të BE , Ambasador të Gjermanisë, Bulgarisë dhe Hungarisë, përfaqësues të BERZH, përfaqësues të KFW, përfaqësues të AFD si dhe përfaqësues shqiptarë.