Kesh në Ditën Ndërkombëtare të Ujit
Calendar Announcement 04/04/2019

Me rastin e ditës “Ditës Ndërkombetare të Ujit”, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare në bashkepunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale dhe Bashkinë Tropojë nën moton “Ujë i pastër sot shëndet i mirë nesër’’  realizuan aktivitetin për pastrimin e brigjeve të lumit Valbonë. Kjo nismë vjen si përmbushje e angazhimeve social-mjedisore dhe politikave të saj në lidhje me mbrojtjen e mjedisit. Kesh është angazhuar vazhdimisht në fushata të cilat ndihmojnë në mbajtjen pastër dhe ruajtjen e mjedisit.