KESH në ndihmë të fëmijëve talasemikë
Në prag të festave të fundvitit Korporata Elektroenergjitike Shqiptare bën “dhuratën” më të çmuar për fëmijët talasemikë, të cilët kanë nevojë çdo dy javë për një flakon gjak në mënyrë që të jetojnë normalisht, si të gjithë ne. Drejtues dhe punonjës të KESH iu përgjigjen thirrjes së Kryqit të Kuq në ndihmë të këtyre fëmijëve.