KESH në Panairin “Energy Construction & Green Economy 2023”

KESH mori pjesë në Tirana Energy Forum dhe Panairin e “Energy Construction & Green Economy 2023”, dy aktivitete paralele me interes të lartë për sektorin e energjisë.

Fokusi i prezantimit në këtë panair ishte garantimi i sigurisë në furnizimin me energji elektrike nga KESH si dhe projektet e reja zhvillimore për rritjen e kapacitetit gjenerues dhe atij diversifikues të burimeve të prodhimit të energjsë.

Projekti SKAVICA, faza e I-rë mbi studimin e realizueshmërisë së projektit,

Impianti Fotovoltaik në Digën e Qyrsaqit, me kapacitet 5.14 MWp, në HEC Vau i Dejës,

Impianti Fotovoltaik në Digën e Zadejës, me kapacitet 8.25 MWp, në HEC Vau i Dejës,

Impianti Fotovoltaik Lundrues në liqenin e HEC Vau i Dejës, me kapacitet 12.9 MWp,

Marrja me qira e aseteve gjeneruese termike lundruese për një periudhe të përkohshme në zonën e Triportit në Vlorë, pranë TEC VLORA, me një kapacitet të instaluar prej 110 MW,

Gjithashtu, po punohet për thellimin e studimit për zhvillimin e impianteve të prodhimit të energjisë nga Era.