KESH rekord historik prodhimi te energjise
Calendar Announcement 14/02/2018

Me datë 13.02.2018 Korporata Elektroenergjitike Shqiptare realizoi prodhimin ditor më të lartë historik të saj, prej 28,864,000 kWh duke tejkaluar rekordin ekzistues të prodhimit ditor më të lartë të realizuar në 30 Dhjetor 2010 në sasinë 27,784,000 kWh. Një nivel i tillë prodhimi është rezultat i një sinergjie të krijuar prej kushteve të favorshme hidrike të kombinuara me performancën e personelit inxhiniero-teknik të KESH, të cilët monitorojnë dhe garantojnë disponibilitetin e njësive të prodhimit në kohë reale. Procesi i shkarkimeve të kontrolluara është ndalur dje në ora 10:00 dhe aktualisht HEC-et po operohen në kuotat optimale të shfrytëzimit. Nderkaq, nga ana e Operatorit të Sistemit të Transmetimit u garantua operimi i sigurtë dhe me kapacitet të plotë i rrjetit edhe ne kushtet kur prodhimi total ditor, nga Kaskada e Drinit por dhe nga HEC-et private, arriti në 39,956,000 kWh.