KESH sh.a i bashkohet thirrjes së Kryqit të Kuq Shqiptar “Dhuro gjak, shpëto jetë”.
Tashmë për Korporatën dhurimi vullnetar i gjakut është kthyer në një traditë e cila vjen si përgjigje modeste ndaj nevojës për gjak për kategori personash për të cilët marrja e vazhdueshme e gjakut është mundësia e vetme për të jetuar. Sot punonjësit e Korporatës iu bashkuan thirrjes së Kryqit të Kuq për dhurimin vullnetar të gjakut duke u sensibilizuar në këtë mënyrë mbi nevojën për të dhuruar gjak dhe për të shpëtuar një jetë. Kontribuo edhe ti duke dhuruar gjak dhe shpëtuar jetë!