KESH sh.a. mbeshtet nismen e AADF “Drejtues për një ditë”
Calendar Announcement 06/04/2017

Junior Achievement (JA) – një program i sponsorizuar nga AADF (American Asssociation Development Fund), i cili synon që me metodologjinë e tij praktike t’iu përcjellë të rinjve njohuri mbi sipërmarrjen, kremtoi 5 vjetorin e programit “Drejtues për një ditë”.

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare për të dytin vit radhazi mbështeti këtë veprimtari të Junior Achievement duke dhënë kontributin e saj në edukimin praktik të të bërit biznes të maturantëve të ekselencës.  

Drejtoresha e Divizionit të Menaxhimit Strategjik të KESH sh.a.,  Znj, Erideta Bashi, në datën 04/04/2017, shoqëroi përgjatë një dite pune maturanten Stelina Hoxha duke e njohur atë me sfidat me të cilat po përballet industria e prodhimit të energjisë elektrike nën kushtet e reformimit të sektorit të energjisë elektrike në shqipëri, si dhe ambicjen për integrimin në tregun rajonal dhe më gjerë.


Znj. Bashi u shpreh se për Shoqërinë KESH sh.a. është një privilegj që është përzgjedhur për të mbështetur një program të tillë, i cili kontribuon në edukimin e brezit të ri me praktikat më të mira. Gjithashtu, veprimtari të tilla mbështeten në kuadrin e përmbushjes së përgjegjesive sociale të shoqërisë, tashmë pjesë e pandarë  e politikave të saj.


Në programin e ceremonisë përmbyllëse u shpërndanë certifikatat dhe trofetë e Junior Achievement “Drejtues për një Ditë” për maturantët dhe drejtuesit që ata shoqëruan përgjatë ditës.