KESH sh.a merr nga MIE miratimin paraprak për zhvillimin me tej të projektit për ndërtimin e impiantit fotovoltaik lundrues
Calendar Announcement 10/01/2019

” Në vijim të procesit të aplikimit për zhvillimin e projektit për ndërtimin e një impianti fotovoltaik lundrues mbi sipërfaqen e liqenit të Vau Dejës dhe pas marrjes së miratimit për pranimin e aplikimit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në zbatim të parashikimeve të VKM N.822, datë 07.10.2015 “Për miratimin e rregullave dhe procedurave të ndërtimit të kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë elektrike, që nuk janë objekt koncesioni” i ndryshuar, ka dhënë “Miratimin Paraprak” (për vazhdimin procedure) Nr.7466/8, datë 31.12.2018 “Për ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike lundruese dhe veprave ndihmëse në sipërfaqen e rezervuarit të HEC Vau i Dejës, Qarku Shkodër” me afat vlefshmërie 12 muaj.

Me marrjen e miratimit paraprak dhe plotësimin e dokumentacionit të kërkuar për këtë fazë të aplikimit që ndodhemi, do të bëhet e mundur marrja e miratimit për ndërtim nga Këshilli i Ministrave dhe fillimi i punës për bërjen realitet të këtij projekti ambicioz për Shqipërinë. “