KESH, shembull suksesi në takimin vjetor të ICOLD
Eksperienca e KESH për një menaxhim të riskut në një kaskadë me 5 HEC në lumin Drin është prezantuar si një praktikë e suksesshme në takimin vjetor të ICOLD (Komiteti Ndërkombëtar I Digave të mëdha), që po mbahet në Johanesburg.
Në simpoziumin me temë “Teknologjia e përshtatshme për të siguruar zhvuillimin e duhur, funksionimin dhe mirëmbajtjen e digave në vendet në zhvillim, drejtues dhe ekspertët e KESH sh.a në bashkëpunim me universitetin e Valencias dhe kompaninë konsulente GNFE Spanjë, prezantuan studimimin e kryer në lidhje me Analizën e Riskut në Kaskadën e lumit Drin.
Në këtë simpozium u trajtuan disa tema me interes si; impaket sociale dhe mjedisore e masat ndihmëse, përparësitë në rehabiltiimin e digave dhe punimet që lidhen me rritjen e jetëgjatësisë së tyre, menaxhimi i baseneve ujore, përfshi optimizimin e operimit të digave, strategjitë e survejimit, zhvillimi i qëndrueshëm i hidroenergjisë, etj,
Gjithashtu përfaqësuesit e KESH zhvilluan takime me ekspertë ndërkombëtarë të digave, me të cilët u diskutua mbi standardet e monitorimit, sigurisë dhe filtrimeve në diga.
Takimi i 84 i ICOLD u mbajt në Johanesburg, kryeqytetin e Republikës së Afrikës së Jugut, nga data 15-20 maj. Shqipëria është pjesë e ICOLD që prej vit