Korporata Elektroenergjitike Shqiptare merr pjesë në Klik Ekspo
Calendar Announcement 23/11/2018

Në pallatin e Koncerteve prej datës 21 deri më datë 24 Nëntor  po zhvillohet “Edicioni i 25-të i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës”  Si çdo vit, pjesë e këtij eventi të rëndësishëm është edhe Korporata Elektroenergjitike Shqiptare e cila prezantohet me stendën e saj në panair, në “Sallonin Ndërkombëtar për Energjinë, Transportin dhe Infrastrukturën”. KESH sh.a. vjen në këtë Panair me risi të reja në Ristrukturimin e Korporatës, ku arriti sukseshëm të operojë në kushte të tregut të hapur nëpërmjet: Ridimensionimit të modelit të biznesit të shoqërisë, mirëa dministrimin e veprimtarisë së shoqërisë, fuqizimin e kapaciteteteve njerëzore, mbrojtjes dhe ndikimit minimal mjedisor dhe sigurisë në punë. Gjithashtu në fokus të shoqërisë është Teknologjia dhe Inovacioni në shërbim të efektivitetit, sigurisë dhe jetëgjatësisë së veprave nëpërmjet instalimeve elektro-mekanike, sistemeve të kontrollit dhe monitorimit, përmirësimit të infrastrukturës së aksesit në impiantet e veprave dhe rivitalizimin e aseteve të Shoqërisë. Inxhinierët tanë do të jenë aty në këto ditë panairi për të shpjeguar më gjerë veprimtarinë e  shoqërisë për të gjithë të interesuarit në fushën e biznesit, bashkëpuntorë, studentë apo dhe qytetarë të thjeshtë të cilët duan të kuptojnë më mirë dhe të njohin më nga afër aktivitetin e shoqërisë KESH sh.a.