Parku fotovoltaik i Karavastasë
Nis në terren puna për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Karavastasë, parku më i madh në Ballkan, me kapacitet 140 MW dhe që do të shtrihet në një sipërfaqe prej 198 hektarë. Një investim i kompanisë së njohur franceze, Voltalia që rrit kapacitetet prodhuese në vend. Në kohën kur bota po përballet me një krizë energjetike e cila duket se do të jetë afatgjatë, çdo investim në këtë sektor është një hap i rëndësishëm drejt sigurisë energjetike