Planet e Gadishmerisë në Rastet e Emergjencave
Calendar Announcement 21/04/2017

Në takimiin e organizuar nga Komiteti Kombëtar i Digave  të mëdha, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave civile në Minisrinë e Brendshme dhe Drejtoria e Sigurisë së Digave në Korporatën Elektroenergjitike, u preazantua Plani i Gadishmerisë në Rastet e Emergjencave.   

Pjesë e këtij takimi ishte dhe Drjetori i KESH, Z. Agron Hetoja si dhe kryetarët e bashkive , territoret e të cilave preken nga përmbytja. Qëllimi i këtij takimi ishtë që të gjitha bashkitë të përfshijnë në Planet e tyre të Emergjencave Civile, edhe planifikimin dhe marrjen e masave për përballimin e përmbytjeve, të cilat shkaktohen nga shkarkimi i detyruar intensiv i Plotave të Hec-ve mbi lumin Drin. 

Drejtori i Divizionit të Gjenerimit Ilir Belba theksoi se: është detyrim ligjor që institucionet të marrin përgjegjësitë e tyre në raste emergjencash.  kemi për qëllim të parandolojmë përmbytje apo dëme të mëdha që mund të shkaktohen në njerëz dhe prona. Tashmë është edhe një detyrim njoftimi i të gjitha instancave. Plani i Gadishmërisë së Emergjencave është hartuar me nismën e Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare si dhe me ndihmën e ekspertëve të huaj. Plani synon rritjen e bashkëpunimit në rang vendor dhe qëndror në raste emergjencash. 

Këto plane duhet të përcaktojnë:

 1. Organizimin e Burimeve Njerëzore dhe materiale për të patur nën kontroll faktorët e rrezikut që ndikojnë në sigurinë e digave të lumit Drin dhe për të lehtësuar zbatimin e masave parandalueses për mbrojtjen e popullatës në rastet e prishjeve të digave apo shkarkimeve të prurjeve të mëdha.      

 2. 4 Skenarë kryesorë që mund të ndodhin gjatë zbatimit të këtyre Planeve.

Harta e SistemeveteAlarmit ne kaskaden e lumit Drin 
Masat në tëArdhmen
  • Përditësimi i planeve të Gadishmërisë nëraste emergjencash sipas kërkesave tëRregullores për Sigurinëe Digave dhe Dambave.
  • Informim dhe Sqarim i pushteteve lokale dhe institucioneve përkatëse nëlidhje me planet e gadishmërisë në raste emergjencash.
  • Krijimi i njësistemi modern dhe bashkëkohor të Alarmit në digat e 3 HEC-eve të lumit Drin.
  • Trajnim i stafit për zbatimin e Planeve të Gadishmërisë në raste emergjencash.