Prezantimi i studimit per dy variantet e Skavices

Pas më shumë se gjysëm shekulli, Qeveria Shqiptare do të ndërtojë me financim 100% shtetëror HEC Skavicen, duke kompletuar përfundimisht skemën e shrytëzimit të Kaskadës të Lumit Drin.Ndërtimi i Skavicës është një hap i rëndësishëm drejt rritjes së sigurisë energjetike, reduktimit të importit të energjise elektrike si dhe rritjes së eficiences dhe prodhimit të energjise nga hidrocentralet e tjera të Kaskadës.Me iniciativën e Qeverisë Shqipëtare dhe financim të Bashkimit Evropian dhe BERZH u përmbyll me sukses studimi i fizibilitetit për ndërtimin e Skavicës.Rekomandimi kryesor i studimit mbështet alternativën me digë të lartë, 210MW fuqi të instaluar dhe 915 GWh/vit. Aspektet pozitive të këtij varianti janë: Rritja e prodhimit

Ulja e importit me 55%

Shfrytëzim më eficient i kaskadës

Minimizimi i përmbytjeve

Mundësi të reja në zhvillimin e investimeve në burime të rinovueshme

Mundësi zhvillimi për zonën, kryesisht në rritjen e punësimit dhe zhvillimin e turizmit.

Hidrocentrali i Skavicës, ashtu si tre Hidrocentralet e tjerë te Kaskadës së lumit Drin do të operohet nga KESH.