Projekti për Rehabilitimin dhe Sigurinë e Digave
Ka përfunduar rehabilitimi i dy portave të shkarkimit dhe pajisjeve komanduese në digën e Zadejës.
Vazhdon intensivisht puna në digën e Qyrsaqit për instalimin e portave të remontit, më pas do mundësohet rehabilitimi i tre portave të shkarkimit.
Ky rehabilitim po kryhet me financim të Bankës Gjermane KfW
Këto rehabilitime rrisin sigurinë e operimit dhe menaxhimin e prurjeve në situata kritike në HEC Vau i Dejës.