Reshjet përmirësojnë rezervën hidrike, KESH kursen 2 mln euro
Calendar Announcement 11/04/2016

Reshjet e dendura të shiut të ditëve të fundit të muajit nëntor kanë patur një efekt pozitiv për Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare duke përmirësuar rezervën energjetike dhe rritur nivelin e ujit në Kaskadën e Drinit.Përpara nisjes së reshjeve, në datën 14.11.2015, niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës ishte 273.98 m. Reshjet e shtuara të javës së fundit, përmirësuan situatën hidroenergjetike dhe rritën me afro 4 m nivelin e ujit në hidrocentralin e Fierzës. Në datën 27 Nëntor, niveli është 277.85 m dhe njëkohësisht mundësuan plotësimin e nevojave të konsumatorëve tarifore nëpërmjet shfrytëzimit të prurjeve anësore në HEC Koman dhe Vau Dejës.


Ndërkohë, KESH arriti dakordësinë me tregtarët e energjisë që të ndërpresin -pa kosto për KESH- furnizimin e energjisë nga importi i kontraktuar më parë për javën e fundit të Nëntorit 2015 për të rimarrë të njëjten sasi në 10 ditëshin e parë të muajit dhjetor 2015. Për të përmballuar furnizimin e klientëve tariforë nëpërmjet shfrytëzimit optimal të rezervës në Kaskadës, KESH kishte parashikuar në programin vjetor për vitin 2015 kryerjen e importit prej 361,000 MËh gjatë tre-mujorit të fundit të vitit (140,280 MWh në Tetor 2015, 108,000 MWh për muajin Nëntor dhe pjesa tjetër prej rreth 112,720 MWh për muajin Dhjetor 2015). 

Ndërkaq, duke parë nivelet e ujit në Kaskadë, kërkesën e konsumatorëve tariforë dhe parashikimet e situatës hidrometeorologjike për muajin dhjetor 2015, KESH vlerëson se mund të reduktojë rreth 2 milion euro shpenzimet për importin e energjisë të parashikuar për muajin Dhjetor 2015, fonde të kursyera që falë reshjeve të shiut, tanimë do mund t’i shërbejnë KESH-it për të përmirësuar bilancin e vet financiar