Samiti Ndërkombëtar për Zhvillimin e Hidrocentraleve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Më datë 15 – 17 Nëntor 2017 u zhvillua Samiti Nderkombëtar për Zhvillimin e Hidrocentraleve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ky samit është një aktivitet ndërkombëtar profesional, i cili bën bashkë aktorët kryesorë të sektorit të prodhimit të energjisë elektrike të shteteve të Ballkanit, investitorët kryesorë në industrinë e energjisë si dhe drejtuesit e HEC-eve kryesore në Rajon, me qëllim konsolidimin e angazhimeve të fokusuara në zbatimin efikas të projekteve kryesore për ndërtimin dhe rindërtimin e HEC-ve në të gjithë rajonin e Ballkanit. Fokusi kryesor në këtë Samit ishin projektet ballkanike për periudhën 2018-2025 të vendeve si: Shqipëri, Serbi, Bosnje dhe Hercegovina, Maqedoni, Kroaci, Slloveni, Mali i Zi, Bullgari, Rumani dhe Kosovë. Gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe zbatimin efektiv të projekteve të investimeve në Ballkan. Samiti që u mbajt në Podgoricë, Mali i Zi, ka të përfshirë në axhendën e tij dhe vizitën në HEC Ashta – një vepër me teknologji inovative, dhe në HEC V. Dejës, i cili operohet nga KESH dhe është shumë i rëndësishëm për fleksibilitetin që ofron në rregullimin automatik për sistemin elektroenergjetik në tërësi.
Hidrocentrali i Vaut të Dejës është hidrocentrali i parë i ndërtuar në kaskadën e lumit Drin dhe ndodhet në veri – perëndim të vendit. Hidrocentrali i Vau i Dejës është i tipit me digë dhe liqen. Për krijimin e liqenit të Vaut të Dejës janë ndërtuar 3 diga të veçanta. Hidrocentrali u ndërtua me paisje dhe materiale teknologjike kineze, por gjatë viteve 2003-2007 është kryer rehabilitimi i plotë i hidrocentralit nga Andritz për pajisjet mekanike dhe Alstom për impiantet elektrike dhe kontrollin.
KESh sh.a. prezantoi në këtë samit investimet aktuale dhe ato të ardhme që do kontribuojnë në modernizimin e veprave mbi kaskadën e Drinit, me qëllim përafrimin e tyre me standartet më të mira teknike dhe të operimit duke patur në vëmendje përmbushjen e përgjegjësive social- mjedisor të shoqërisë.
Programi i plotë i samitit
Full programme eng Podgorice.pdf
Prezantimi i mbajtur në Samit