Situata hidroenergjitike, mblidhet Sekretariati Teknik dhe Komisioni i posacëm i trajtimit të plotave
Calendar Announcement 10/11/2016

Në orën 11:00 u zhvillua takimi i Sekretariatit Teknik dhe në orën 14:00 mbledhja e Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave në Kaskadën e Drinit ku u morën vendimet sa vijon: 1) Agregatët disponibël të HEC Fierzë të ngarkohen maksimalisht dhe njëkohësisht të kryhen shkarkime nga portat e këtij HEC-i përmes hapjes së tunelit T4, me synimin për të ulur nivelin në liqenin Fierzë; 2) Shfrytëzimi i HEC Koman të administrohet duke synuar mbajtjen e nivelit të liqenit të Komanit në kuota të lejuara; 3) Shkarkimet totale në HEC Vau Dejës të kryhen jo më shumë se sa janë prurjet natyrale në Kaskadën e lumit Drin.

Nga informacionet operative të marra nga personeli hidroteknik i KESH-it dhe të dhëna e informacione që vihen në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, rezulton se lumenjtë e Kirit dhe Gjadrit kanë reduktuar ndjeshëm volumin e prurjeve në krahasim me ato të një dite më parë. Si rrjedhojë e kësaj por dhe në kombinim me uljen e temperaturave konstatohet rënia e nivelit të ujit në shtratin e lumit Buna dhe rënia e prurjeve natyrale në Kaskadën e Drinit. Prurjet natyrale në Kaskadë për orën 14:00 rezulton të jenë rreth 2050 m3/sec nga 2900 m3/sec që ishin një ditë më parë. Shkarkimet totale nga HEC Vau Dejës vijojnë me të njëjtin ritëm të 72 orëve të fundit dhe janë në total jo më shumë se 1750 m3/sec, pra ndjeshëm nën volumin e prurjeve natyrale.


Aktualisht, prodhimi ditor i energjisë elektrike është rreth 19,500 MWh. Nga dita e nesërme e tutje, prodhimi do të rritet në rreth 24,000 MWh. Rezerva aktuale energjitike e vendit ka arritur në vlerën e 1180 GWh.

HIDROCENTRALI I FIERZES Kuota 292.81 m Prurjet 1100 m3/sec Prodhimi 400 MW Agr. në punë 4 Shkarkime 0 m3/sec

HIDROCENTRALI I KOMANIT Kuota 169.66 m Prurjet 800/412 m3/sec Prodhimi 360 MW Agr. në punë 3 Shkarkime 800 m3/sec

HIDROCENTRALI VAU DEJES Kuota 72.91 m Prurjet 1200/50 m3/sec Prodhimi 130 MW Agr. në punë 5 Shkarkime 1200 m3/sec