Takimi i radhës i EFET
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare – KESH sh.a, si anëtari më i ri (i asociuar) i EFET (European Federation of Energy Traders), ka nderin të mirëpresë takimin e radhës të planifikuar nga EFET për Task Force EE-E, i cili do të mbahet më datë 27 Shtator 2018 në Tiranë.
EFET, për vetë rëndësinë që paraqet ky takim, ka zgjedhur ta zhvillojë takimin të ndarë në dy pjesë.
Në pjesën e parë të takimit do të zhvillojë punimet e radhës Task Force EE-E sipas rendit të ditës të rënë dakord në takimin e fundit, ndërsa në pjesën e dytë do të zhvillohet një diskutim me aktorët më të rëndësishëm në sektorin e energjisë elektrike lidhur me modelin e synuar të tregut në Shqipëri, si një mundësi e re për zgjerim të biznesit të energjisë elektrike me pjesëmarrje më të gjerë.
Në këtë takim do të marrin pjesë anëtarët e EFET që operojnë sot në tregun evropian të Energjisë, si edhe janë ftuar të marrin pjesë përfaqësues nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, Enti Rregullator i Energjisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Operatori i Sistemit të Transmetimit sh.a dhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a të cilët janë aktorët kryesorë dhe mbështetës të procesit të reformimit tërësor të sektorit elektroenergjetik Shqiptari.
© KESH – Energji e pastër që nuk shteron!
Pamje nga takimi I EFET TF EE i zhvilluar më datë 27 Shtator 2018, ku eksperienca e vendeve të Evropës Perëndimore në liberalizimin e tregut të energjisë e prezantuar nga kolegët e EFET konfirmoi se krijimi i një platforme të përbashkët për tregtimin të energjisë elektrike rrit transparencën, sigurinë e furnizimit, maksimizon vlerën e aseteve prodhuese dhe vlerën e ekonomisë së vendit në tërësi.