Trajnim per ndihmen e pare ne bashkepunim me Kryqin e Kuq Shqiptar
Calendar Announcement 26/02/2018

Me qëllim marrjen e masave në përmbushje të detyrimeve ligjore të parashikuara në ligjin Për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë nr. 10237, dt.18.02.2010, neni 8, si dhe Kodi Punës Nr. 7961, dt.12.07.1995, i ndryshuar, neni 75, në lidhje me Dhënien e Ndihmës së Parë, nga Departamenti i Burimeve Njerëzore, Sektori i Vlerësimit dhe Karrierës  se KESH sh.a në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, u organizua trajnimi dhe çertifikimi i punonjësve të Njësive Prodhuese për Dhënien e Ndihmës së Parë. 

Trajnimi i punonjësve për dhënien e Ndihmës së Parë u zhvillua nga instruktorë të trajnuar të Kryqit të Kuq Shqiptar, në ambjentet e HEC Vau Dejës në datat 15 dhe 16 Shkurt 2018 (punonjës të dy Njësive Prodhuese HEC Vau Dejës dhe Koman), ndërsa në Njësinë Prodhuese HEC Fierzë në datat 20 dhe 21 Shkurt 2018.
Ky trajnim u përqendrua  në Parimet Bazë të ndihmes së parë që konsiston në;

– Stresi në një emergjencë.
– Ndihma e parë.
– Mbështetja Psiko-Sociale.
– Shmangia e infeksionit.
– Reagime emocionale pas dhënies së ndihmës së parë.


Punonjësit e trajnuar, u paisen me çertifikatën përkatëse të lëshuar nga Kryqi i Kuq Shqiptar.