Vizitë Gjeneruese në Njësinë Hec Koman
Në kuadër të bashkëpunimit tashmë të konsoliduar prej vitesh ndërmjet shoqërisë KESH sh.a dhe Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit për zhvillimin e praktikave mësimore në njësitë e prodhimit të energjisë elektrike të administruara nga KESH sh.a, me datë 30 Maj studentët e degës “Inxhinieri Hidroteknike” zhvilluan orën e praktikës mësimore pranë njësinë prodhuese Hec-Koman.
Gjatë orës së praktikës mësimore studentët u shoqëruan nga pedagogët e tyre si dhe u asistuan nga stafi teknik i shoqërisë KESH sh.a duke e bërë sa më të prekshme në praktikë mënyrën e operimit të kësaj njësie prodhimi. Tashmë është bërë traditë për KESH sh.a ofrimi i bashkëpunimit dhe mbështetja e institucione arsimore në zhvillimin e praktikës mësimore pranë njësive të prodhimit të administruar nga shoqëria. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, nga ana e studentëve, bëhet e mundur marrja e njohurive lidhur me mënyrën e organizimit dhe funksionimit të shoqërisë KESH sh.a, formën e ushtrimit të aktivitetit të saj dhe fushën e përgjegjësisë brenda kuadrit rregullator në sektorin e energjisë elektrike si edhe aspekte të përgjegjshmërisë social-mjedisore