Vizitë në Hec Vau i Dejës i nxënësve të shkollës Teknike – Elektrike “Gjergj Canco” Tiranë në Ditën Botëre të Eficensë së Energjisë
Në datat 5-6 Mars me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Eficencës së Energjisë KESH sh.a organizoi një aktivitet në lidhje me ketë temë me nxënës të shkollës teknike elektrike “ Gjergj Canco” Tiranë. Kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin per përdorimin e burimeve alternative dhe përdorimin e tyre në mënyrë te përgjegjshme.
Në datën 5 Mars 2019 aktiviteti u zhvillua në ambientet e shkollës teknike elektrike “Gjergj Canco”, kurse në datë 6 Mars 2019 nxënësit e viteve të treta të shkollës teknike elektrike vizituan HEC Vau i Dejës, të shoqëruar nga mësues si dhe përfaqësues të shoqërisë.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte transmetimi i një informacion të përgjithshëm lidhur me efiçencën e energjisë, sa të rëndësishme janë investimet në efiçencën e energjisë në banesa, në ndërtesa publike apo private. Invenstime të tilla përbëjnë një kontribut të drejtëpërdrejtë në zhvillimin e qëndrueshëm në të tre komponentët e tij: në zhvillimin ekonomik, social dhe mjedisor.
Nxënësit u njohën me përkushtimin e shoqërisë për shfrytëzimin racional dhe të qëndrueshëm të burimeve ekzistuese dhe synimet e saj për të nxitur përdorimin e burimeve të reja të rinovueshme të energjisë si dhe faktin që në çdo aspekt të veprimtarisë së saj KESH sh.a garanton komunitetin dhe brezat e ardhshëm për përkushtim në ruajtjen e integritetit mjedisor dhe mbrojtjen e mjedisit.