Vizite ne Hidrocentralin e Fierzës

Me rastin e 1 Qershorit, nxënësit e klasës së 4-t të shkollës “Ali Podrimja” Tropojë, vizituan Hidrocentralin e Fierzës!

Energjia e tyre e pafundme dhe kurioziteti i tyre për teknologjinë dhe natyrën u përcollën gjatë gjithë vizitës, duke sjellë një atmosferë të gjallë dhe pozitive në këtë vend të rëndësishëm për prodhimin e energjisë elektrike.

Fëmijët patën mundësinë të mësojnë rreth procesit të gjenerimit të energjisë, rëndësisë së burimeve të rinovueshme dhe të ardhmes së qëndrueshme të energjisë.

Duke i uruar gëzuar festën, KESH uron që kjo eksperiencë e veçantë të frymëzojë gjeneratën e re të inxhinierëve dhe shkencëtarëve!